
Malvina Çuka
Tirana, Albania
Rreth Malvina
Përshëndetje! Jam Malvina 🐾❤️ I dua shumë kafshët dhe më pëlqen të kaloj kohë me to. Jam e përgjegjshme, e duruar, e kujdesshme dhe shumë e dashur. Jetoj në Tiranë,kam përfunduar arsimin e mesëm në shkollën Teknike-Ekonomike në Tiranë. Jam rritur me mace dhe qen të vegjël,dhe i dua shumë. Aktualisht kam një mace dhe një macok,Popi dhe Rosy,të cilët janë 7 vjec. Shpeshherë kujdesem edhe për qenin e motrës sime,Lunën.🐶 Për mua, kujdesi për një kafshë do të thotë t’i japësh dashuri, shoqëri dhe siguri, duke respektuar gjithmonë rutinën dhe udhëzimet e pronarit. Mund t’ju ndihmoj me shëtitje, shoqërim, dhënien e ushqimit dhe kujdes ditor për kafshën tuaj kur ju nuk mund të jeni pranë saj. Do preferoja të kujdesesha për mace,lepur dhe qen të vegjël,por nëse qeni është miqësor nuk përbën problem edhe nëse është pak më i madh. Kafsha juaj do të trajtohet me shumë dashuri dhe respekt, si një pjesëtar i familjes. 🐾❤️ Do të jem shumë e lumtur të njoh miqtë tuaj të vegjël dhe të kujdesem për to që të ndihen të sigurt, të qetë dhe të lumtur. 🥰🐱🐶🐰
Shërbimet
Komentet
Ende nuk ka komente
