
Alessio Hoxha
Tirana, Albania
Rreth Alessio
Përshëndetje! Jam Alessio dhe i dua qentë. 🐶❤️ Vetë kam një Labrador femër që quhet Olimpia. Shpesh e thërras edhe Qerpikverdha, pasi ka qerpikë shum të verdhë. 😄 Eksperienca ime me qentë nuk fillon vetëm me Olimpian, por edhe me qen të tjerë që kam pasur mundësinë të kujdesem. Duke pasur një qen timin dhe duke i njohur mirë nevojat dhe karakterin e tyre, besoj se mund të jem një kujdestar shumë i mirë.Më pëlqen të kaloj kohë me qentë, pasi ndjesia dhe prania qe te japin qent kur je i merzitur eshte e pakrahasueshme.Kete ndjesi e djin vetem ata qe e kan perjetuar.Shpesh disa njerez thon qe “he se qen esht pse e trajton si njeri” por ai nuk esht thjesht nje qen ne baz te veprimeve.Une e konsideroj shoqe te vertet olimpian pasi Olimpia merzitet kur nje person i familjes largohet dhe qan ose sic i themi ne nga jugu var nockat😂.Olimpia gezohet sa her dikush vjen ne shtepi si e cmendur dhe pse ka kaluar vetem 10 min pa e par ate person.Qent jan aq te zgjuar sa mesojn zhurmen e makines dhe fillojn lehin sepse e din qe i ka ardhur personi i zemres,sidomos Olimpia dhe kur ben kte gjest ne i kemi ven nje emer ,O ndrikull😂.Per mua Olimpia konsiderohet me shum se sa nje qen pasi keto veprime ne te shumtat e rasteve me njerzit ske per ti perjetuar.Me pak fjale nje dashuri pa kushte dhe me e bukura te ben te vetedishem qe te do pa folur dhe pa te then fjalen te dua ose te kam xhan.
Shërbimet
Komentet
Ende nuk ka komente
