
Majli Dedaj
Tirana, Albania
Rreth Majli
Kam pasur gjithmonë kafshë shtëpiake, kryesisht qen dhe mace, por edhe kafshë të tjera. Jam rritur me to dhe gjithmonë kam pasur shumë dashuri për kafshët. Së fundmi kam adoptuar një macok ginger, i cili tashmë është pjesë e familjes sime. 🧡 Më pëlqen shumë të dal për shëtitje dhe të kaloj kohë në natyrë, ndaj do të më pëlqente shumë t’i bëja këto shëtitje edhe në shoqërinë e një qeni. Do të ishte kënaqësi të kaloja kohë me ta, t’u kushtoja vëmendje dhe të kujdesesha për ta sikur të ishin të mitë. 🐾 Ndër pasionet e mia të tjera është edhe fotografia. Kështu që, pse jo, përveç shëtitjeve dhe lojërave, mund t'u bëjmë edhe disa foto të bukura katërputroshëve tuaj! 📸🦮
Shërbimet
Komentet
Ende nuk ka komente
