
Sabina Nezha
Tirana, Albania
Rreth Sabina
Përshëndetje! 🐾 Kam qenë gjithmonë e rrethuar nga kafshët. Jam rritur në një shtëpi me qen dhe mace, ndaj kujdesi dhe dashuria për to kanë qenë pjesë e jetës sime që kur kam qenë e vogël. Sot kam edhe macen time, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e familjes sime. 🐱❤️ Më pëlqen shumë të kaloj kohë me kafshët, të luaj me to, t’u jap vëmendje dhe të kujdesem që të ndihen të sigurta dhe të qeta. E di që çdo kafshë ka karakterin, rutinën dhe nevojat e veta, ndaj mundohem gjithmonë t’i respektoj dhe t’i trajtoj me durim e dashuri. Nëse më besoni kujdesin për kafshën tuaj, do të kujdesem për të me shumë përgjegjësi dhe përkushtim. Do të respektoj rutinën që ka në shtëpi, ushqimin, oraret, shëtitjet dhe çdo udhëzim që më jepni. Gjithashtu, mund t’ju dërgoj foto dhe përditësime gjatë kohës që kujdesem për të, që të jeni të qetë edhe kur jeni larg. 🐶🐱 Për mua, të kujdesesh për një kafshë nuk është thjesht një shërbim. Është një përgjegjësi dhe një besim që dua ta meritoj. 🐾❤️
Shërbimet
Komentet
Ende nuk ka komente
