klea p profile picture

klea p

Tirana, Albania

Verified

Rreth klea

Përshëndetje! Unë jam Klea dhe kam gjithmonë pasur një dashuri të veçantë për kafshët. Që kur isha e vogël jam rritur pranë shumë llojeve të ndryshme kafshësh dhe racash, ndaj kujdesi për to ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Jam një person shumë i dashur, i duruar dhe i përgjegjshëm dhe i kushtoj shumë rëndësi mënyrës se si ndihet çdo kafshë. Për mua, një kafshë nuk është thjesht një kafshë shtëpiake, por një pjesëtar i familjes që meriton dashuri, kujdes, vëmendje dhe respekt. Më pëlqen të kaloj kohë me kafshët, t’i shëtis, të luaj me to, t’u jap ushqimin në orarin e duhur dhe të kujdesem që të jenë të pastra, të sigurta dhe të qeta. Mundohem gjithmonë të kuptoj karakterin dhe nevojat e secilës kafshë, sepse çdo kafshë ka personalitetin e saj dhe mënyrën e vet për të krijuar besim. Jam mësuar të merrem me kafshë të ndryshme dhe me karaktere të ndryshme. Kam shumë durim edhe me kafshët më energjike, të turpshme apo që kanë nevojë për pak më shumë kohë për t’u afruar me një person të ri. Kur kujdesem për një kafshë, e trajtoj sikur të ishte e imja. Siguria dhe mirëqenia e saj janë gjithmonë prioriteti im. Dua që pronari të ndihet i qetë dhe i sigurt duke e ditur se kafsha e tij është në duar të kujdesshme dhe të dashura. Do të isha shumë e lumtur të kujdesesha për kafshën tuaj, ta shëtisja, të luaja me të dhe t’i ofroja gjithë kujdesin dhe dashurinë që meriton. 🐾❤️

Shërbimet

Shëtitje për kafshë shtëpiake
500 lekë
Kujdes në shtëpi
2.000 lekë
Kujdes në shtëpi
1.000 lekë
Kujdes ditor
1.500 lekë

Komentet

Ende nuk ka komente

Something went wrong. Contact support or reload the page. Reload 🗙